mardi 9 mars 2010

Autobiografia ime

1 commentaire:

  1. Agim Gashi u lind me 28.04.1959 në Kryshec te Drenicës.Shkollën fillore e kreu në Polac,kurse gjimnazin në Skënderaj.Ka ndjekur studimet në Fakultetin Filologjik të Prishtinës , në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.Gjatë vitit 1980/81 ka punuar në arsim,kurse prej vitit 1986 punësohët në Organizatës Punuese Kosovatrans në Mitrovicë, njësia në Skënderaj.
    Ardhja e masave të dhunshme serbe e gjen në këtë organizatë punuese ne krye të Sindikatës se pavarur,ku ishte kryetar i saj. Kjo bëri që në mbarim te vitit 1990 ne mënyrë të dhunshme të largohët nga puna.
    Në gusht te vitit 1991 emigron jasht atdheut.Fillimisht në Gjermani e më vonë në Francë,ku edhe sot jeton dhe vepron. Në vitin 2005 ka punar mësues në Montbiliard të Francës ne shkollën shqipe me mësim plotësues,më fëmijët e bashatdhetarëve tanë. Me krijime letrare ka filluar te mirrët që në bangat e shkollës se mesme. Ka bashkëpunuar me te gjitha revistat dhe gazetat e asaj kohe,si me: "Zëri i Rinisë","Pionieri","Gazeta e pionierëve","Bujku","Rilindjën për fëmijë","Thumbi" e tje. Që nga viti 1985 bëhet bashkëpunëtor i jashtëm i "Zërit të Rinisë" dhe që nga ky vit mbante edhe rubrikën e përhershme në faqët e humorit "Fotografia që flet"
    Shkruan poezi për të rritur e fëmijë dhe humor.
    Edhe pse ne letrat shqipe eshte prezent qe tri dekada kjo eshte vepra e tij e parë.
    Ka në dorëshkrim edhe një përmbledhje tjetër me aforizma dhe vargje satirike qe do të sheh dritën se shpejt

    RépondreSupprimer